Bashkimi Europian dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të premten e kaluar për të forcuar koordinimin gjyqësor në luftën kundër krimit të organizuar. Vendi ynë bëhet i treti në Ballkan, pas Maqedonisë dhe Malit të Zi që e nënshkruan këtë marrëveshje. Për palën shqiptare firmosi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa nga EuroJust, Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE, ishte presidenti Ladislav Hamran.
Në shkrimin e publikuar në faqen e OCCRP, platforma investigative për krimin dhe korrupsionin, përmendet ndër të tjera edhe fuqizimi i grupeve kriminale në Shqipëri dhe mbështetja që ato gjejnë tek politika. Ilustrim për këtë thotë raporti, është rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Më tej përmendet sasia madhe prej 613 kg kokaine që u kap në Durrës, protestat kundër qeverisë dhe shkrimi i Ramës në “Financial Times”, ku kryeministri tregon përpjekjet në luftën kundër drogës./lapsi.al/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...