Analisti Fatos Lubonja është vendosur sonte ‘përballë’ ambasadorit amerikan Donald Lu.
Në News24, Lubonja tha se reforma në drejtësi nuk do të japë frytet për të cilat flet ambasadori Donald Lu.
Ai madje u shpreh se ambasadori e njeh realitetin shqiptar siç e njeh gjuhën shqipe.
“Ambasadori amerikan Donald Lu e njeh realitetin këtu, njësoj siç njeh gjuhën shqipe. Reforma në drejtësi nuk pritet të japë frytet që thotë diplomati i huaj. Nga një vresht i kalbur nuk mund të dalë një verë e mirë. Kjo reformë është vetëm në letër. Edhe pas reformës e njëjta gjë do të ndodhë”, theksoi Lubonja.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...