Lidhur me audiopërgjimin e vëllait të Xhafajt dhe reagimit të sotëm nga ana e ambasadorit amerikan, Donald Lu, analisti Fatos Lubonja tha se ambasadori i SHBA-së po implikon drejtësinë.
Vasili: Kur pritet të ketë një përgjigje për audiopërgjimin?
Lala: Audiopërgjimi është dërguar në Romë, pa ardhur kjo ekspertizë, prokuroria ka duart e lidhura për të marrë një vendim final lidhur me këtë çështje. Nuk mund të them diçka të prerë. Sa i përket veprimeve në territorin shqiptar, janë pyetur të gjithë personat qe kanë dijeni për këtë çështje. Nuk është pyetur emri me personin Ermal, i përmendur në audiopërgjim, i cili mendohet se është një funksjonari i policisë së shtetit. Në këtë fazë është hetimi i prokurorisë”
Lubonja: Për mua është e turpshme, mos na ardhtë më ambasador tjetër amerikan si ky. Ky s’ka asnjë përgjegjësi, ikën tani dhe na lë këtë çorbën që bëri. Po sikur të dali që Xhafaj, edhe pse e kam të vështirë ta besoj se zëri aty nuk është i Xhafës.
Është turp i madh që një ambasador përfshihet në një inskenim të turpshëm. Ambasadori po implikon drejtësinë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...