Personat që u panë në një video të bërë virale me një luan si kafshë shtëpiake që ia kafshon qafën dhe kokën një personi, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer kafshën e egër.
Kafsha e rrezikshme, që mbahet si mace shtëpie, ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit.
Banorët e fshatit e dinë mirë historinë e fqinjit të tyre që mban si kafshë shtëpie një luan. Te shtëpia ku qëndroi deri më sot macja e madhe, kjo e fundit nuk duket gjëkundi më dhe duket se është larguar pas bërjes virale të videos e cila ka rënë edhe në dorën e policisë, raporton TopChannel.
Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve, sipas ligjit.
Sipas policisë, mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...