Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i shpreh ngushëllime Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për humbjen e babait!
“U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së.
Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt!
Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë!
Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje, Luan Rama”.
Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ndërroi jetë babai i kryeministrit te Kosoves, Hilmi Haradinaj.
Parashikimi i motit për të enjten
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel