Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reagur pas deklaratave të Gramoz Ruçit i cili tha se Meta do jetë i pari president që do të provojë shkarkimin.
Në një deklaratë për media nga selia e LSI, Luan Rama tha se nuk e kuptoj se çfarë problem ka Ruçi me deklaratën e Metës, se Presidenti i zgjedhur tha se nuk do të dekretoj asnjë kryeministër dhe asnjë ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.
“Po e ritheksoj atë që tha Meta në cilësinë e Presidentit të zgjedhur të Shqipërisë në mënyrë legjitime, nga një Kuvend legjitim: Ai tha: nuk do të dekretoj asnjë kryeministër dhe asnjë ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.
Nuk e kuptoj çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim, që në fakt është në mbrojtje të standardit të zgjedhjeve.
Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura e manipuluara ky është problem tjetër, ndaj të cilit nuk do të reagojë vetëm Meta si president, por do të reagojnë të parët të gjithë shqiptarët, sepse ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion, frikë, kërcënim e hakmarrje politike”- u shpreh Luan Rama.
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë