Tashmë është e njohur se koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është prishur, pavarësisht se zyrtarisht qëndrojnë për hir të pushtetit.
Por, në këto orë tensioni pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë, LSI i ka dhënë një paralajmërim tjetër PS-së.
Nënkryetari i LSI dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Luan Rama ka deklaruar hapur se PS nuk fiton dot pa LSI-në.
“PS e ka parë çdo të thotë të konkurrojë vetëm pa LSI. E majta është mazhorancë, e djathta ka ardhur në pushtet sa herë e majta ka ngrënë vetveten”, tha Luan Rama në studion e “Top Story”.
Me këtë deklaratë, Luan Rama i referohej zgjedhjeve të 2009-ës kur partitë PS dhe LSI dolën të vetme në zgjedhje duke mos bërë të mundur krijimin e qeverisë nga PS.
Fitorja e shumicës së votave nga PD dhe koalicioni paszgjedhor me LSI bëri të mundur krijimin e qeverisë nga demokratët.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...