Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin në të cilin zbardhen arsyet se përse u ndërpre procesi i Vettingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Duke e konsideruar dorëheqjen si të vetmen mënyrë të ndërprerjes së Vettingut, KPK shton se Adriatik Llalla për 15 vitet e ardhshme humbet të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Konkretisht, Adriatik Llalla nuk mund të emërohet me gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtar i KLP apo inspektor i lartë i drejtësisë.
Ajo që dihet është rezultatet e Vettingut janë administrative, që do të thotë do të ketë vendim nëse çdo i kontrolluar është apo jo i përshtatshëm për drejtësinë.
Dorëheqja e Adriatik Llallës nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli, siç parashikon ligji për një ish-prokuror të përgjithshëm, solli reagimin e menjëhershëm të ambasadorit amerikan, i cili në një postim në “Twitter” kujtoi se askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë./Top Channel

Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...