Në lidhje me lirimin nga burgu të ish- anëtarit të bandës së Durrësit, reagoi sot edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë konferencës për shtyp me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha se për pak ditë do të nisë “lufta” ndaj atyre që ai i quan organizata “KÇk” (Kap çfarë të kapësh).
Rama përmendi edhe rastin e dy ditëve më parë në Krujë, aty ku gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Endrit Doklen, ish- anëtarin e bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se i kishte bërë të ditur komisionerit se përkrah reformës në Drejtësi, për pak ditë në vend do të nisë edhe lufta ndaj të ashtuquajturës “Organizata KÇK” duke përfshirë në të edhe gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën.
“E kam informuar për reformën në drejtësi dhe diskutimet për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe kundër magjistratëve që si në rastin e fajit më të freskët të para dy ditësh i përkasin KÇK-së dhe po e përdorin autoritetin e tyre për të bashkëpunuar me hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama./Express
G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të ...
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...