Linja direkte ajrore Talin-Tiranë do të shtojë numrin e turistëve nga Estonia drejt Shqipërisë, do të rrisë shkëmbimet ekonomike dhe do të afrojë më shumë të dy popujt.
Kështu deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Bagaj, gjatë takimit që zhvilloi në Estoni me homologun e tij, Alar Karis, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Republikat Baltike.
Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur gjithashtu se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes dy presidentëve.
Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022 dhe, në këtë aspekt, Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike.
Gjatë vizitës në Talin, Begaj i shoqëruar nga homologu estonez, zhvilloi edhe një vizitë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit./tch
Forcat ruse bombardojnë Ukrainën gjatë natës, dy viktima dhe...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Moti sot me diell dhe i vranët, temperaturat arrijnë 30 grad...
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messen...
Irani “dërgon” qindra raketa balistike në Rusi