Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se pr/ ligji për të huajt nuk do të thotë se do vijnë të huajt do i zënë vendin e punës shqiptarëve, por në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marr për rindërtimin, po fillojmë në ditët në vijim të ndërtojmë 15 mijë apartamente në 15 muaj, e bëjmë dot me forcën e punës së vendit.
“ Ju kërkoj të reflektoni. C’është kjo idiotësi që po hapen kufijtë, ku ka ndryshuar procedura për dhënien e vizës për qytetarët e huaj, aspak, ruhet e njëjta procedurë. Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi shmangur një hallkë, e kemi bërë më të thjeshtë si procedurë, dhe i kemi thënë dokumentat dërgoi online. Dhe për ata që nuk e dinë, kemi një strukturë shtetërore që e verifikon ditën që hyn e kur ikën. Shqiptarët nuk duan vizë. Ka një përqasje duke nisur nga Meta që qan hallin e shqiptarëve që po ikën, pastaj qan Luli. Nuk është aspak e vërtetë që do vijnë të huajt do i zënë vendin e punës shqiptarëve. Kostoja e punës së një shqiptari gjithmonë është më e lirë se e një të huaji. Por në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marr për rindërtimin, po fillojmë në ditët në vijim të ndërtojmë 15 mijë apartamente në 15 muaj, e bëjmë dot me forcën e punës së vendit, nuk i kemi forcën punëtore, nëse do na duhen duhet t’i kemi celësat hapur. Ligji nuk fillon e mbaron këtu, sepse nuk zbatohet pa dalë aktet nënligjore. Qeveria e ka garantuar Kuvendin se do jetë strikte sa i përket dokumentacionit. Pra, e-viza jonë elektronike, do jetë me të njëjtat cilësi sigurisë si kundër vendet e tjera. Bashkëpunojmë me agjencitë me të specializuara europiane”,- tha Balla.
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...