Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Kristjan Cenajt, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017 në Mamurras.
Sipas Euroneës Albania, Prokuroria kërkoi që ndaj të dënuarit të aplikohej “periudha e sigurisë”, një dispozitë që parashikon mohimin e çdo mundësie për lirim me kusht edhe pas përmbushjes së 35 viteve burg, por që kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese e Apelit, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë të familjes Gjonaj kërkuan zgjerimin e hetimeve, duke deklaruar se në këtë krim të rëndë mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Mariglen Gjonaj u raportua i zhdukur në vitin 2017 dhe u shpall i humbur për vite me radhë. Trupi i pajetë i të miturit u zbulua pas 7 vitesh në zonën e Fushë-Kuqes, ku rezultoi se ishte groposur nga autori.
Sipas hetimeve, Cenaj akuzohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Dyshohet se motivi i krimit ishte një orë “Rolex” që viktima mbante me vete, të cilën autori ia ka grabitur para se ta vriste dhe ta fshihte trupin.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...