Policia e Lezhës ka arrestuar 3 të rinj të cilët kanë krijuar panik në qytet duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ditën e enjte, rreth orës 14.30, në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, tre shtetas kanë qëlluar në ajër me një pushkë model 56, duke krijuar panik tek qytetarët.
Policia arrestoi 21-vjeçarin Markelian Pepa, 15-vjeçarin me iniciale E.M. dhe 15-vjeçarin tjetër me iniciale P.D.
Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, përveç armës, edhe 35 gëzhoja, 332 fishekë luftarakë, 8 granata dore dhe një pistoletë shenjëdhënëse.
Po gjatë kontrollit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël kanabisi./Top Channel
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir