Policia e Shtetit ka publikua sot pamjet e arrestimit të shtetasit P. D., 46 vjeç, në Tiranë për armëmbajtje pa leje.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, si dhe mbante armë zjarri në banesë, policia ka bërë identifikimin dhe kapjen në flagrancë të 46-vjeçarit.
Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...