Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Štunf, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit Štunf mirënjohjen ndaj Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar. Kreu i Shtetit nënvizoi shkëmbimin e vizitave në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror Shqipëri-Slloveni gjatë vitit të shkuar dhe shprehu angazhimin për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Gjatë bisedës u theksua nevoja për rivendosjen e fluturimeve direkte Tiranë-Ljubljanë, zhvillim i cili do të ndihmonte bashkëpunimin ekonomik, kontaktet midis komuniteteve të biznesit, si dhe shkëmbimet turistike.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Slloveni duhet të vazhdojnë të zhvillohen me një frymë të mirë, të lidhur me interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, – theksoi Presidenti i Republikës.
Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës, aktivizimin në nismat rajonale dhe përkrahjen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...