Aktori i famshëm Leondardo DiCaprio ka dalë në mbrojtje të lumit Vjosa të Shqipërisë kundër vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për të ndërtuar tetë hidrocentrale.
Ai duke shpërndarë lajmin e AP-së bën thirrje që të ruhet lumi i egër i mbetur në Europë, njofton Klan Kosova.
“Ky është ndër lumenjtë e mbetur të egër në Evropë. Por për sa gjatë? Qeveria shqiptare ka vënë në funksion planet për të dëmtuar lumin Vjosa për të gjeneruar rrymën elektrike të nevojshme për një nga shtetet më të varfra në Evropë, me qëllimin që të ndërtojë tetë hidrocentrale përgjatë lumit. Disa studime të fundit kanë vënë në pikëpyetje vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale”, ka shkruar ai në Instagram.
“Kritikët thonë se benefitet nga hidrocentralet janë të ekzagjeruara”.
https://www.instagram.com/p/B4ShcDzFnOc/?utm_source=ig_embed
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?