Pozita e Maurizio Sarrit është ‘shkundur’ nga disfata e thellë 6:0 kundër Manchester City.
Zërat për shkarkimin e trajnerit italian nga stoli i ‘bluve’ janë rritur shumë, pas turpërimit nga Pep Guardiola.
Gjithashtu, edhe më keq bëhet situata kur është e ditur se Sarri nuk i ka raportet më të mira të mundshme me disa nga yjet e skuadrës.
Por, legjenda e Chelsea, Ron Harris ka thënë se trajneri ka një muaj kohë që t’i shmanget shkarkimit.
“Do të flisja me të dhe do t’i thoja se ke një muaj kohë për t’i vendosur gjërat në vendin e vet” ka thënë legjenda e Chelsea, transmeton lajmi.net.
“Të gjitha ‘thikat’ janë në drejtim të tij, por është në duart e tij që t’i bëjë lojtarët që të kthejnë situatën në favor” ka thënë tutje Ron.
Një nga problemet më të mëdha është vështirësia e trajnerit për të instaluar stilin e tij të lojës të njohur si ‘Sarriball’.
Ky sistem ka bërë që Kante të largohet nga pozita e tij natyrale, e që kjo po del të jetë kritika më e madhe për trajnerin.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...