Policia e Gjirokastrës, sektori anti-narkotizëm ka prangosur dy persona të shpallur në kërkim në Lazarat. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se të arrestuarit janë Alim Hallaçi, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe dhe Lefter Bocia, për “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Arrestimi i dy personave më lart erdhi si rezultat i një operacioni të mireorganizuar nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i dy shtetasve nga Alim Hallaçi, 46 vjeç banues në fshatin Lazarat,Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së parë Gjirokastër me Vendim Nr.532,datë 21.11.2014 ka caktuar në ngarkim të këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale e sipërcituara.
Lefter Bocia, 52 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi, më datën 25.08.2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Dervician” , per motive banale, ka lidhur me litar e goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas e ka futur në bagazhin e makinës së tij, shtetasin K.M , 27 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...