Vadym Kostiuk, Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, ka thënë se më 1 prill, hyn në fuqi një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shqipërisë dhe kjo do çojë në heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e të 2 shteteve.
“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor, 2016”, – shkroi Kostiuk në faqen e tij në Facebook.
Në përputhje me dispozitat e marrëveshjes, parashikohet se qytetarët e Ukrainës dhe shtetasit shqiptarë të cilët përdorin dokumente të vlefshme udhëtimi (pasaporta të huaja, dokumente identifikimi) mund të hyjnë, të largohen dhe të qëndrojnë pa viza në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve. Siç është raportuar, më 4 nëntor, ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë për heqjen e ndërsjelltë e vizave.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...