Gjatë ditës së sotme kthjellimet vijojnë në zonat bregdetare, por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore kryesisht në ekstremin Verior ku priten rrebeshe shiu.
Pasditja fuqizon vranësirat në zonat malore duke sjellë shira të izoluar në Veri dhe Qendër, por rrebeshe të përkohshme do të ketë Juglindja ndërsa Jugperëndimi mbetet kryesisht me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 33°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme