Në një deklaratë të shpërndarë mbrëmjen e së hënës, kryetari i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, shprehu shqetësim lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat sipas tij “mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore”.
Lajçak u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.
Ai thekson pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar.
Gjithashtu, ai shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë./Lapsi
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...