Drejt shtetasit shqiptar, Bledi Oshtuni është qëlluar sot me armë zjarri dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën.
Rasti ka ndodhur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kavajë.
Autori i ngjarjes është identifikuar si Ndriçim Jonuzi, por njihet edhe si Ndriçim Tahiri, i lindur në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.
Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë