Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e shkuar në Romë të Italisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ndaj 43 vjeçarit shqiptar Gasper Reçi është qëlluar me katër plumba, dy në pjesën e gjoksit dhe dy të tjerë në pjesën e këmbës, shumë pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.
Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.
Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.
Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri, e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet.
“Corriere” shkruan se vrasja e natës së shkuar rikthen vrasjet me armë zjarri në rrethinat e Romës pas një periudhe qetësie dhe konfiskimet e shumta të armëve në zonë. Krimet atje ndodhin kryesisht për shkak të trafikut dhe drogës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...