Nikoll Radaçi është autori i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është kapur nga forcat e policisë.
Pak më herët, Euronews raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.
Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
LEXO EDHE:
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy të mitur, një tjetër në gjendje të rëndë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...