Në një seancë maratonë, e cila përfundoi pas orës 2 të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro miratimit të ligjit për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.
Kuvendi hodhi poshtë amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për strukturën dhe organikën e këtyre organeve.
Gjithashtu u pranua edhe dekreti i presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, shkruan Top Channel.
Deputetët e opozitës votuan pro pranimit të këtij dekreti të Presidentit, ndërsa ata të Partisë Socialiste abstenuan.
Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, akt për të cilin kërkohej shumicë e thjeshtë votash.
Gjithashtu, u votuan me 127 vota pro edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit, me shtete si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë