Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.
Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.
Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.
Kjo datë u paralajmërua më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një dalje për mediat të mërkurën e 27 prillit, ai bëri me dije se datat 21 ose 22 maj do të jenë datat që do t’i propozohen Kuvendit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike.
“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë 21 ose data 22 e majit. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga Komisioni”, theksonte Berisha në përfundim të mbledhjes.
Gjithashtu, ish-lideri demokrat njoftoi edhe shpalljen e kandidaturës për kryetar.
Sipas kryetarit të komisonit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Kellicci, risi është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD./abc.al/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...