
Gjykatesja Ilirjana Olldashi, duke folur gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku Dritan Dajti akuzohet per vrasjen e kater policeve ne 7 gusht 2009 ne Durres.
Kryeprokurori Adriatik Llalla paralajmëroi një ditë më parë arrestime të zyrtarëve të lartë, që po hetohen për korrupsion dhe afera me pushtetin. Deri tani, në pranga kanë përfunduar zyrtarë të nivelit të ulët dhe dy deputetë që akuzohen për përfshirjen në vepra kriminale.
Rasti më i fundit është ai i deputetit Armando Prenga, që u arrestua me akuzat e plagosjes me dashje, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes për vrasje, pas konfliktit për pronësinë e Lagunës së Patogut në Laç.
Pas hekurave është edhe deputeti Mark Frroku i akuzuar nga drejtësia belge për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999, në Belgjikë. Frroku u arrestua fillimisht për deklarim të rremë së bashku me deputetin e Shkodrës, Tom Doshi, si të përfshirë në inskenimin ndaj Ilir Metës, për një plan eliminimi fizik të Doshit dhe Mhill Fufit.
Mbi dy deputetët rëndon edhe akuza për fshehje të pasurisë nga ILDKP, që po me të njëjtën akuzë paditi edhe deputetin e dorëhequr, Arben Ndoka. Ky i fundit dyshohet se ka përfituar pasuri nga veprimtari kriminale, që lidhen me shfrytëzim prostitucioni, për të cilat është dënuar njëherë nga Gjykata e Romës.
Gjatë këtij viti u arrestuan më së shumti zyrtarë të nivelit të ulët për korrupsion, duke nisur me Drejtoreshën e Arsimit në Lushnje, Luiza Tabaku, Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për Tiranën, Pjerin Xhuvani.
Në Mars u arrestua dhe Kastriot Piroli, ish – Drejtor i Hipotekës së Kurbinit, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, por që u lirua më pas nga gjykata.
Nën hetim është edhe Julinda Dhame, ish – Drejtoresha e Agjecisë së Turizmit e kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre, në vlerën e 9.4 milionë lekëve./Tv Klan/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...