Pajtim Aga, i arrestuar sot gjatë një aksioni të Policisë ku u sekuestruan 60 kilogramë hashash në formë çokollate, është vëllai i Robert Agës.
Të dy këta personazhe nuk janë emra të rinj për policinë pasi i pari ka qenë i arrestuar më parë ndërsa i dyti një prej drejtuesve të saj më të lartë.
Robert Aga është ish-shefi i komisariatit të Dibrës që u interceptua edhe në përgjimet e publikuara nga gazeta ‘BILD’ teksa komunikonte me zyrtarë të lartë të PS, Ulsi Manja, Saimir Tahiri dhe Xhemal Qefalia por dhe duke biseduar për një takim me kryeministrin Rama.
Në bisedat e publikuara ai dëgjohet të kërkojë favore përsa i përket pozicionit të punës në këmbim të mbështetjes së PS në Dibër gjatë zgjedhjeve të 2017. Pas zgjedhjeve ai u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës, ndërsa gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ai u fotografua duke shoqëruar materialet zgjedhore në Dibër.
Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i tij përmendet në disa dokumente të publikuara në media që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017.
Vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në zonën e Dibrës. Megjithatë në vitin 2016 ai është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi u kap me 320 gramë kokainë por më vonë u lirua.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...