Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.
Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.
Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.
Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.
Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.
“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo./gsh/

Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...