Republika e Shqipërisë nga sot do të udhëhiqet nga presidenti i ri, Bajram Begaj.
Ai do ta marrë detyrën nga kreu i deritanishëm i shtetit, Ilir Meta ku Begaj nis mandatin pesëvjeçar në krye të shtetit shqiptar.
Në vitin 2020, aimori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.
Dy vjet më parë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneralmajor” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.
Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.
Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.
Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak.
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura. /a2/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...