Ylber Xhahysa, 44 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu.
“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.
Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta. Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...