Zbulohet emri i deputetit që do të drejtojë komisionin hetimor për çështjen e trafikut të drogës ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Komisioni hetimor parlamentar përbehet nga 11 deputetë, ndërsa siç mëson “BalkanWeb” kryetar do të jetë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Komisioni do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. Saimir Tahiri ish-Ministër i Brendshëm.
Po ashtu do të verifikohet cdo lloj dyshimi per ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.
“Ky hetim do të synojë mbrojtjen e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetin e së drejtës dhe demokracinë funksionale, me qëllim parandalimin e pasojave negative përshtetin, qytetarët dhe interesin publik si dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete institucionale.
Komisioni hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh, dhe sipas rastit, njoftimin e organeve përgjegjëse për marrjen e masave të mëtejshme ligjore”./BallkanWeb/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...