Dëbora e rënë gjatë natës mbuloi rrugët e Durrësit dhe çatitë e tarracat e shtëpive.
Ky fenomen që ndodh shumë rrallë, krijoi një atmosferë të magjishme në qytetin bregdetar dhe peizazhe që rrallëherë ua kanë zënë sytë durrsakëve.
Ndër pamjet më të bukura mund të veçohen ato në plazhin e Durrësit ku bardhësia e dëborës bashkohet me ujin e kthyer në ngjyrë gri nga moti i keq. Pavarësisht ftohtit të acartë, nuk kanë qenë të paktë qytetarët që kanë dalë për të shijuar këtë panoramë mbresëlënëse. Për më shumë shikoni videon e publikuar nga “Kolopucat Tv” dhe shijoni peizazhin që nuk dihet se kur do të pësëritet.
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli