Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës për kultivimin e kanabisit në pyllin e fshatit Mukje.
Gjatë kontrolleve të kryera me dron në kuadër të operacionit “Monitorimi”, u arrestuan në flagrancë Sh.S, 55 vjeç dhe M.M 23 vjeç.
Dyshohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela të fshatit Mukje. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak./tch
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...