Eurodeputeti i PPE dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor Eduard Kukan, në fjalën e tij para Parlamentit Europian u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE.
Duke nënvizuar se këto vende kanë bërë progres, ai foli edhe për krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se partitë politike shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat.
“Reagimi i fundit i Komisionit Europian ka qenë pozitiv. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugën e integrimit. Gjithashtu mund të themi se mund të kemi më shumë punë. Me Shqipërinë ne vlerësojmë se ka tensione politike, është në dorën e elitave politike për atë që do të ndodhë. Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake. Populli shqiptar vërtetë e meriton hapjen e negociatave. Ne duhet që të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci në rajon”, tha Kukan./tch
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja