Pas vendimit të Gjykatës së Romës mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Shëngjinit ka mbërritur edhe anija e marinës italiane që transporton 12 emigrantët që mbërritën në mesjavë në Gjadër, sipas marrëveshjes Itali- Shqipëri për emigrantët e paligjshëm.
Sipas burimeve të mediave italiane, ata do të zbarkojnë në Bari, e më pas në një qendër për azilkërkuesit. Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, migrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkojnë sërish njohjen e këtij statusi.
Në orët e vona të së premtes ka reaguar edhe Bashkimi Europian që është shprehur se është në kontakt me autoritetet italiane për rastin. /A2
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...