Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë.
Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.
“Janë kryesisht të punësuar në turizëm. Ka edhe një rritje të deklarimit të punonjësve të huaj si pasojë e frikës nga kontrollet”, thotë për A2 CNN Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.
“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, thotë Stërmasi.
Po sa kushton një punonjës i huaj? “Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, shpjegon Stërmasi.
Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit.
Pjesa më e madhe e kërkesave erdhën nga Italianët me 2 mijë e 156 të tilla ndjekur nga indianët, turqit dhe qytetarët nga Kosova.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...