Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e mërkurë, më 5 qershor.
Kjo vizitë e saj është konfirmuar nga qeveria italiane, ndërsa thuhet se Meloni do të zhvillojë një vizitë të përbashkët me Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, në orën 12: 20, në zonat që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.
Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit.
Të hënën më në këtë qendër mbërriti edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve./euronews.al
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?