Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me një urim për të gjithë mësuesit, me rastin e shënimit të 7 Marsit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mësimdhënësit, duke theksuar përkushtimin dhe durimin e tyre në mbjelljen dhe kultivimin e dijes tek fëmijët.
“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...