Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës “është qartësisht antishqiptare”.
“Nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar, nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja”, theksoi Kryemadhi.
“Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jotransparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Minishengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës”, shtoi Kryemadhi./A2News.com/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...