Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një reagimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ka thënë se opozita në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 100 deputetë duke mos shqetësuar për formulën e koalicioneve.
Më tej ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se i ka hapur ‘gropën vetes’
Reagimi i Kryemadhit:
“Sot Edi Rama i hapi gropën vetes. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar, do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve. Këshilli politik është një institucion i kërkuar nga BE-ja, sigurisht që do të jemi pjesë. Vendimet që mori sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij izoluan Shqipërinë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, po jua shqiptoj; do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë, do të fillojë bllokimi dhe izolimi, do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave, do të jemi të izoluar. Rasti më i mirë i PS-së do të jetë me 40 deputetët, 100 janë të opozitës në zgjedhje. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën” tha ajo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...