Kryemadhi: Nderimi ndaj dëshmorëve na frymëzon ta mbajmë të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë

14:44 | 5 Maj 2019
A Z

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi homazhe në kuadër të ditës së Dëshmorëve.

Kryemadhi shkruan se nderimi ndaj dëshmorëve është nderim për historinë e popullit, që na frymëzon që na frymëzon të mbajmë të shenjtë amanetin e tyre për Shqipërinë e lirë.

“Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.

Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!

Shqipëria shtëpia Juaj”, shprehet ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale