Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes.
“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha Kryemadhi, shkruan A2cnn
Ajo deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi.
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...