Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për kultivim droge.
I arrestuari është A.S, i cili përreth një banese në fshatin Larushk kishte mbjellur disa rrënjë kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet pronari i banesës ku u evidentuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa përreth një banese në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin:
A. S., 37 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tch
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur