Së paku 11 persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të autoriteteve policore për lëndë narkotike.
Në këtë operacion u bë ekzekutimi i masave të sigurisë arrest me burg për A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë, K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje. K., 24 vjeç, banues në Krujë, K., 30 vjeç, banues në Krujë, si edhe u ndalua shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Sipas informacioneve, ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrragë të rrethit Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor, u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit F.D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizanë, Krujë D. 20 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. T, 22 vjeç , banues në Laç.
Ndërkohë në kërkim është shpallur 27-vjeçari A. D, banues në fshatin Borizanë, Krujë. Edhe këta persona rezultojnë se kanë kultivuar kanabis sativa në zonën e Borizanës.
Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar në operacionin “Ndëshkimi 4”, përkatësisht B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...