Kroacia do të dërgojë në Shqipëri ndihma humanitare me vlerë një milion kuna (rreth 134.000 euro) për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të tërmeteve që goditën vendin, vendosi dje qeveria kroate.
“Pas vendimit tonë të dy ditëve më parë për të dërguar në Shqipëri anëtarët e një ekipi të ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile, të ngarkuar me operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, sot ne po marrim një vendim, pas konsultimeve me qeverinë shqiptare, për të dërguar ndihma humanitare në shumën afërsisht një milion kuna”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
”Kroacia do të dërgojë tenda, gjeneratorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre”, tha kryeministri, duke shtuar se Kroacia do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën dhe të marrë vendime të mëtejshme për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të katastrofës së rëndë natyrore në Shqipëri.
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...