Pas propozimit të tij për zgjedhje të përgjitshme dhe për ato të postit të Presidentit më 13 tetor, Ilir Meta është pyetur së çfarë do të ndodhë nëse kryeministri Edi Rama nuk e pranon propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike.
Meta është përgjigjur se kriza do të thellohet dhe në fund të ditës, Rama do të fajësojë pikërisht atë pasi ka qenë aid he Fatos Nano që e sollën në pushtet. Presidenti ka ironizuar fort Ramën duke thënë se ai madje mund të sillet dhe si një njeri i paaftë mendërisht (një akuzë për të cilën Meta e sfidoi Ramën më parë në fjalën e tij duke thënë se të gjithë politikanët duhet të bëjnë testin e shëndetit mendor dhe atë të drogës).
“Po do thellohet më tej kriza, ta zgjidhë si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan një junte që do të asgjësojë çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha, të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai, ka hallin e eksperimentit.”- tha Meta./Express
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...