Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.
Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.
Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë.
Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit. Dasmat dhe turizmi kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e çmimit për shkak të kërkesave./noa/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit