Kryeministri Edi Rama një ditë më parë i ka bërë ftesë Bashës për tu ulur në bisedime, por sot nga selia e PD-së, kryedemokrati iu përgjigj negativisht thirrjes.
Megjithatë i pyetur nëse është ftesa sinjal i duhur për zgjidhjen e krizës, ambasadori çek, Jaroslav Ludva ka deklaruar nga Korça se: “Ftesa natyrisht është sinjal i mirë sepse duhet të diskutojmë për politikën, duhet të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe një takim është gjithmonë rruga më e mirë. Nuk e di nëse do të diskutojnë por unë them që një takim është gjithmonë rruga më e mirë”,- tha ai.
I pyetur për kërkesat e opozitës, për një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme Ludva thotë: “Unë jam ambasador dhe nuk mund të flas për situata brenda vendit por kemi thënë, kemi qënë në delegacion javën e kaluar, kemi thënë që fusha e politikave është në Kuvend”.
Sa për mesazhin e delegacionit të PE-së, ambasadori tha se nuk mund ta komentojë për aq kohë sa nuk ka qenë pjesë e tij.
“Ky delegacion ka folur në emër të parlamentit europian, por nuk kam qenë anëtar në delegacion dhe nuk mund të them gjë për mesazhin që ata përçuan”.
Sa për mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në, diplomati çek tha se duhet të presim qershorin për ta mësuar.
“Shqipëria ka bërë progres në reformën e drejtësisë, ka disa gjëra për të punuar, shpresojmë që mund të hapen negociatat por është shumë e vështirë ta them tani. Do ta shohim në Qershor, sepse ka 28 vende në Bashkimin Europian, nuk është vetëm komisioni, çdo vend duhet të aprovojë”,- tha ndër të tjera , ambasadori çek./balkan web
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit