Një vajzë shqiptare që kishte pak që kishte mbushur vitin ndodhet në luftë për jetën në Itali. Ajo u dërgua ne gjendje kritike për jetën ne spitalin e Firences dhe policia ka vene ne pranga te atin, një shqiptar 48-vjeçar si autor te dhunës barbare ndaj se bijës.
Mediat italiane bëjnë me dije se vajza kishte dy brinjë të thyera dhe shumë plagë të tjera në fytyrë dhe trup. Policia ka thënë se burri ka qenë në gjendje të dehur kur e ka dhunuar dhe në banesë ka qenë vetëm ai me vajzën, pasi e ëma ka qenë në punë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht nena, e cila kishte marrë në telefon të shoqin për të pyetur si ishte vajza, por ka kuptuar se ai ishte tërësisht i dehur dhe ka ndjere se diçka e keqe kishte ndodhur. E alarmuar ka njoftuar motrën qe te shkojë të shikojë. Kur ka vajtur ajo në shtëpi, vajza ka qenë e nxirë, e fryrë në fytyrë dhe gati pa ndjenja. Policia ka arrestuar shqiptarin, ndërkohë qe vijojnë hetimet./lapsi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...